KRYEFAQJA » LAJME » Papa të shtunën në Lesbos
Papa të shtunën në Lesbos

Papa të shtunën në Lesbos

Papa Francesku deklaroi se të shtunën do të vizitojë ishullin grek Lesbos për të shprehur mbështetjen e tij refugjatëve dhe banorëve vendas. Gjatë një audience që mbajti në Vatikan të mërkurën, papa tha se kërkon t’i shprehë mirënjohje gjithë popullit grek për solidaritetin që tregon me refugjatët. Ai foli para rreth 20 mijë besimtarëve të mbledhur në shesh duke u kërkuar që të bashkojnë lutjet për një fat më të mirë për të gjithë azilkërkuesit dhe emigrantët që kanë mbetur në toka të huaja. Papa tha se Lesbosi është kthyer në ishullin e shpresës për refugjatët. Gjatë vizitës papa do të shoqërohet nga partiarku i Konstandinopojës Bartolome dhe kryepeshkopi i Athinës Jeronimos. Vizita e 16 prillit kryhet me ftesë të partirarkut Bartolome dhe presidentit grek Prokopis Pavlopulos.