KRYEFAQJA » LAJME » Papa uron Pashkët me “Urbi et orbi” (për qytetin dhe botën)

Papa uron Pashkët me “Urbi et orbi” (për qytetin dhe botën)

Besimtarët katolikë në të gjithë botën festojnë sot Pashkët, dita kur kujtohet ringjallja e Krishtit pas kryqëzimit si dhe që simbolizon mëshirën dhe dashurinë e Zotit për njerëzimin. Nga sheshi Shën Pjeter i vatikanit, Papa Francesku u ka kërkuar besimtarëve të përdorin dashurinë si armë për t’u mbrojtur nga e keqja e dhunës së verbër dhe brutale. Në mesazhin e tij Urbi et orbi (për qytetin dhe botën), Papa Francesku, foli për dhunën, padrejtësinë dhe kërcënimet me të cilat po përballet paqja në shumë vende të botës. “Në këtë festë Pashkësh, lutem që Krishti i ringjallur të na afrojë më shumë më viktimat e terrorizmit dhë dhunës së verbër dhe brutale që vijon të derdhë gjak në pjesë të ndryshme të botës”, u shpreh Ati i shenjtë, duke  përmendur viktimat e sulmeve terroriste në Belgjikë, si dhe viktimat e ISIS-it në Turqi, Nigeri, Cad, Kamerun, Bregun e Fildishte dhe në Irak.
Në fund të meshës, Papa Francesku përshendeti edhe ish mbretin e Belgjikës Albert dhe bashkeshorten Paola, të cilët ishin mes pjesëmarrëve të meshës së sotme.