KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Papa viziton Armeninë

Papa viziton Armeninë

Papa Françesku nis sot vizitën tre-ditëshe në Armeni, ku pritet të paraqesë shqetësimet për vuajtjet e të krishterëve në Lindjen e Mesme të përfshirë nga lufta. Armenia ka mirëpritur mijëra refugjatë që kanë ikur nga persekutimi në Siri dhe Irak. Në kuadër të qëndrimit në Armeni, përfshihet edhe vizita në memorialin kryesor të Armenisë, për vrasjet e më se një milion armenëve nga Perandoria Osmane gjatë periudhës 1915 – 1917. Është parashikuar edhe takimi me pjesëtarët e komunitetit të vogël katolik. Papa Françesku është Papa i dytë që viziton Armeninë që prej pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.