KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parapraket në SHBA: Bernie Sanders fiton në Washington, Alaska dhe Hauai
Bernie Sanders fiton në Washington, Alaska dhe Hauai

Parapraket në SHBA: Bernie Sanders fiton në Washington, Alaska dhe Hauai

E shtuna ishte një ditë e madhe për senatorin nga Vermonti Berni Sanders, i cili kandidon në garën demokrate për president të Shteteve të Bashkuara. Ai ia doli të fitonte përballë Hilari Klinton në parapraket që u zhvilluan në Uashington, Alaska dhe Hauai. “E dinim që gjërat do të përmirësoheshin ndërsa drejtoheshim në perendim. Tashme jemi në rrugën drejt fitores”, u shpreh Senders para 8 mijë mbështetësve të tij në Medison të Uskonsin, një shtet ku parapraket do të zhvillohen pas 10 ditësh.“Mos lejoni askënd t’ju thotë që nuk mund ta fitojmë nominimin apo zgjedhjet e përgjithshme. Sepse do t’i fitojmë të dyja”, tha ai.
Ndërsa në Uashtingon Sanders ia ka dale të fitojë 72 % të votave kundrejt 28% të Klinton dhe në Alaska 80% kundrejt 20% të fituara nga Klinton, numri i delegatëve të fituar nga senatori është poshtë numrit të arritur nga Klinton. Ndërsa gara e demokratëve do të fitohet nga kandidati që do të shenoje i pari 2.383 delegatë, deri tani Klinton ka fituar 1 642 delegatë kundrejt 949 të Sanders.