KRYEFAQJA » LAJME » PARASHIKIMI I EKSPERTËVE, RRITJE E TURIZMIT PREJ EMIGRACIONIT E TERRORIZMIT
turizmi, ekspertet, shqiperi, terrorizmi, emigracioni

PARASHIKIMI I EKSPERTËVE, RRITJE E TURIZMIT PREJ EMIGRACIONIT E TERRORIZMIT

Ndërkohë që valët e emigracionit në vendet tona fqinje, Greqi, Maqedoni, Itali shtohen apo Turqia vijon të goditet sistematikisht nga terrorizmi, sa mund të përfitojë Shqipëria si pasojë e kësaj situate në përthithjen e një potenciali të mundshëm turistik, sadoqoftë ai? Ndërkohë që verën e kaluar për herë të parë Shqipëria nuk pati kapacitete hoteliere të përballonte fluksin e shtuar, këtë vit, po punohet fort për t’i rritur këto kapacitete bashkë me cilësinë.Kështu, Shqipëria mund të ketë një rritje të lehtë të numrit të turistëve këtë verë si pasojë e situatës së emigracionit në rajon apo terrorizmit në Turqi. Ky është parashikimi që bëjnë disa prej ekspertëve tanë të turizmit.