KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, 5 viktima nga rënia e zjarrit
paris

Paris, 5 viktima nga rënia e zjarrit

Pesë persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dy të tjerë kanë pësuar djegie në shumë pjesë të trupit pas një zjarri të rënë mbi një bllok apartamentesh në veri të Parisit. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por e patën të pamundur për të shpëtuar jetët e pesë viktimave. Atyre iu desh të përballeshin për të paktën tre orë me flakët, për të neutralizuar situatën. Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndaj ekspertët kanë nisur të analizojnë provat për të dalë me një qëndrim zyrtar.