KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris; Alarm për bombë
paris, alarm per bomb, trembje publike, forcat e rendit, alert, bota, evrope

Paris; Alarm për bombë

Një alarm për bombë ka tronditur kryeqytetin francez. Zyra e prokurorit të financave në Paris është evakuuar për shkak të një alarmi për bombë. Një zyrtar i policisë tha se ekspertët e eksplozivëve kanë rrethuar qendrën e Parisit. Policia është në kërkim për eksploziv në selinë e prokurorit financiar pas një kërcënimi në telefon. Zëdhënësja e prokurorisë tha se punonjësit presin jashtë ndërtesës, ndërkohë që kërkimi vazhdon. Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, pas një sërë sulmesh terroriste që kane lënë qindra viktima.