KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris: Arrestohet organizatori i terrorit të 13 nëntorit
Paris: Arrestohet organizatori i terrorit të 13 nëntorit

Paris: Arrestohet organizatori i terrorit të 13 nëntorit

Është arrestuar gjatë një operacioni blic në një lagje të Molenbeek, në Bruksel, Salah Abdeslam që është konsideruar si organizator i terroristëve që të premten e 13 nëntorit përhapi vdekje e terror në zemër të Parisit.
Deri tani janë bërë rreth 160 kontrolle në të gjithë Francën, 23 të arrestuar, 104 persona në arrest shtëpie. Të paktën 3 persona janë ndaluar në Tuluzë, në lagjen ku jeton Mohamed Merah, 23-vjeçari me origjinë algjeriane , që në mars të 2012 kishte vraë 7 persona, mes të cilëve 3 fëmijë. Kontrolle dhe në veri të vendit, afër kufirit me Belgjikën, në Grenoble, Echirolles etj. Në Lion janë arrestuar pesë persona, ku janë gjetur dhe një arsenal i vërtetë armësh.