KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, Lavrov-Ajro takohen për temat urgjente ndërkombëtare
ajro-lavrov

Paris, Lavrov-Ajro takohen për temat urgjente ndërkombëtare

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, takohet sot me homologun e tij francez, Jean Marc Ayrault, në Paris, ndërsa në axhendë të diskutimeve do të jenë Ukraina dhe marrëdhëniet Rusi – BE. Bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit do të jetë gjithashtu pjesë e diskutimeve. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se progresi në zgjidhjen e problemeve më urgjente ndërkombëtare si kriza në Ukrainë, Libi, Siri dhe në Lindje të Mesme në tërësi, do të jenë pjesë e diskutimeve. Lavrov dhe Ayrault gjithashtu do të diskutojnë marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë, ka shtuar më tej ajo, përfshirë edhe “pasojat e mundshme të referendumit të Britanisë”, për të dalë nga BE-ja. Ayrault dhe liderë të tjerë francezë së fundi kanë thënë se shpresojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ruso-franceze. Parlamenti francez së fundi ka miratuar edhe një rezolutë që bën thirrje për zbutjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Kjo rezolutë megjithatë nuk është e detyrueshme për pushtetin në Paris.