KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, mbahen bisedime për paqen në Siri
Paris, mbahen bisedime për paqen në Siri

Paris, mbahen bisedime për paqen në Siri

Ne paris u mbajtën sot sërish bisedimë për paqen në Siri, në rang minisrash të jashtëm. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u takua me ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë, Italisë dhe Gjermanisë, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. Temë kryesore e takimit është mbajtja e bisedimeve te paqes të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, që nisin te henen në Gjenevë, mes regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe përfaqësuesve të grupeve opozitare të Sirisë. Komiteti i Lartë i Negociatave, që është një bashkim i grupeve opozitare siriane, i mbështetur nga Arabia Saudite, thotë se do të kërkoje formimin e qeverisë së tranzicionit me të drejta të plota ekzekutive por me kushtin që në të të mos marre pjesë presidenti Asad. Ministrat e jashtëm të vendeve mbështetëse të bisedimeve, u përpoqën të harmonizojnë qëndrimet me qëllim që nesër të flasin njezëri në takimin e rëndësishëm.