KRYEFAQJA » LAJME » Paris, nis Forumi Ekonomik në kuadër të Procesit të Berlinit
Paris, nis Forumi Ekonomik në kuadër të Procesit të Berlinit

Paris, nis Forumi Ekonomik në kuadër të Procesit të Berlinit

Në Paris ka nisur Forumi Ekonomik në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai vjen në një kohë kur BE-ja është duke u përballur me problemet e brendshme, pas referendumit 23 qershorit kur Britania e Madhe vendosi të shkëputet nga unioni. Komisioneri Johannes Hahn duke përshëndetur çeljen e punimeve tha se “dalja e ndonjë vendi nga BE-ja nuk do të thotë ndalesë e integrimit të Ballkanit”. “Ndërlidhja e rajonit është me rëndësi për zhvillimin e tregtisë” tha zoti Hahn.
Sipas axhendës, në samit do të diskutohen çështje të emigracionit, sigurisë, përfshirë këtu luftën kundër ekstremizmit, punësimi, rritja ekonomike dhe bashkëpunimi mes të rinjve. Në kuadër të samitit, do të mbahet edhe një takim me shoqërinë civile me pjesemarrjen e 150 të rinjve nga vendet e Ballkanit. Ndërkaq pritet të nënshkruhet marrëveshja për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, nismë kjo e përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë Rama dhe atij të Serbisë Vuçiç. Zyra do ta ketë selinë në Tiranë dhe Komisioni Europian do të akordojë një milion euro.
Duke u ndalur tek investimet, pritet që në Paris të miratohen 3 projekte, ndër të cilat ai për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit Tiranë-Rinas, me një vlerë prej 81 milionë euro. Në punimet e samitit po merr ministrja e ekonomisë Milva Ikonomi.