KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, protesta kundër reformës për tregun e punës
protesta ne paris ligji i punes puna 35 oreshe sheshi republika

Paris, protesta kundër reformës për tregun e punës

Mijëra njerëz u mblodhën përsëri për protesta në sheshin e Republikës në Paris, ndërkohë që qeveria po përpiqet të miratojë një reformë të re për tregun e punës. Për shkak të rritjes së dobët ekonomike, autoritetet kërkojnë të shfuqizojnë javën 35 orëshe të punës dhe ta bëjnë më të lehtë për kompanitë pushimin e punonjësve, çka do të sjellë më tepër gjallëri në treg dhe do të nxisë punësimin e të rinjve, sipas hartuesve të reformës. Por demonstruesit thonë se reforma favorizon bizneset e mëdha dhe kërcënon sigurinë e punëtorëve.