KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, rihapet “La Bone Bier”
Paris, rihapet "La Bone Bier"

Paris, rihapet “La Bone Bier”

Kafeneja ku pesë persona u qëlluan për vdekje gjatë sulmeve të 13 nëntorit në Paris është hapur sërish për klientët mëngjesin e së premtes. “La Bone Bier”, kafeneja që gjendet në qendër të Parisit, e cila u bë shënjestër e sulmeve të Parisit, deri me sot ka qenë rrethuar nga shiritat e policisë dhe  njerëzit vendosnin lule në nder të viktimave. Sipas pronares së kafenesë, tashmë është koha të vazhdohet jeta ashtu siç ishte më parë. Në 13 nëntor, dy persona qëlluan drejt tavolinave jashtë La Bone Bier, duke lënë të vdekur 5 persona që frekuentonin lokalin.