KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, rritet bilanci i viktimave, IS merr përsipër autorësinë
Paris, rritet bilanci i viktimave, IS merr përsipër autorësinë

Paris, rritet bilanci i viktimave, IS merr përsipër autorësinë

E gjithë Franca po përjeton gjendje tmerri dhe ankthi pas disa sulmeve terroriste në zona të ndryshme të Parisit të premten në mbrëmje, ku sipas njoftimeve më të fundit të policisë të paktën 128 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 janë plagosur. Ngjarjet janë zhvilluar në afërsi të stadiumit “Stade de France” në rrugën “Charonne” si dhe në sallën e koncerteve “Bataclan”. Tmerri i vërtetë ndodhi pikërisht këtu, ku u vranë 118 persona, të cilët fillimisht u morën peng dhe më pas u ekzekutuan nga tre pengmarrës. Forcat e policisë bastisën sallën, duke ekzekutuar pengmarrësit, ndërsa liruan pengjet e mbetur.
Autoritetet franceze kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë mbyllur kufijtë.
Nga e gjithë bota po shprehen mesazhe solidariteti me popullin francez, ndërsa po dënohet ashpër kjo ngjarje e cila me së shumti po cilësohet si një masakër e pashembullt.
Autoritetet franceze po hetojnë intensivisht rreth autorëve të këtyre ngjarjeve. Pak orë pas tyre ka ardhur dhe reagimi i Shtetit Islamik i cili ka marrë përsipër autorësinë. “Nuk do ta harrojnë këtë ditë si amerikanët nuk harrojnë 11 shtatorin.  Franca cdo ditë dërgon avionët e saj në Siri duke bombarduar fëmijë e të moshuar, sot po pi nga e njëjta gotë” shkruhet në një adresë në Twitter, duke u shoqëruar nga fjalët “Parisi në flakë” në gjuhën arabe.