KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paris, Sekretari amerikan i Shtetit vlerëson marrëveshjen bërthamore me Iranin
U.S. Secretary of State John Kerry shakes hands with Iranian Foreign Minister Mohammad Javad Zarif before a meeting in Geneva January 14, 2015. Zarif said on Wednesday that his meeting with Kerry was important to see if progress could be made in narrowing differences on his country's disputed nuclear program.  REUTERS/Rick Wilking (SWITZERLAND - Tags: POLITICS) - RTR4LDZW

Paris, Sekretari amerikan i Shtetit vlerëson marrëveshjen bërthamore me Iranin

Sekretari i Shtetit Xhon Kerri vlerësoi sot marrëveshjen bërthamore me Iranin në njëvjetorin e arritjes së saj, duke theksuar se kjo marrëveshje e ka bëre botën një vend më të sigurtë. Ndërsa ndodhej në Paris ku mori pjesë në festimet e ditës së Bastijes, Sekretari amerikan i Shtetit tha se marrëveshja i kishte kaluar pritshmëritë përsa i përket ndalimit të shpërndarjes së armëve nukleare. Pas Parisit, Kerri do të udhëtojë për në Rusi, ku pritet të bisedojë me presidentin Putin mbi koordinimin e sulmeve ajrore në Siri. Megjithatë, para udhëtimit në Moskë, ai nuk pranoi të fliste për një propozim amerikan të publikuar nga mediat, sipas të cilit SHBA-të do t’i ofrojnë Rusisë shkëmbimin e informacionit ushtarak për Shtetin Islamik dhe Al-Nusran në këmbim të garancisë ruse, se forcat e presidentit sirian Al-Asad nuk do të sulmojnë rebelët e opozitës.