KRYEFAQJA » LAJME » Parker dhe Xhinobili mbyllin karrierën ndërkombëtare
EPA/ASHLEY LANDIS CORBIS OUT
EPA/ASHLEY LANDIS CORBIS OUT

Parker dhe Xhinobili mbyllin karrierën ndërkombëtare

Lojërat e 31-ta Olimpike kanë ulur siparin e dy prej karrierave më të spikatura ndërkombëtare në basketbollit të meshkujve, pasi dy qendrat, Toni Parker dhe Manu Xhinobili, shokë skuadre te San Antonio Spërs në NBA, u dhanë lamtumirën ekipeve përfaqësuese pas eliminit në çerekfinalet e Rios. Spanja e mundi Parkerin dhe përfaqësuesen e tij franceze me shifrat 92-67, ndërsa Argjentina e Xhinobilit u shpartalluar 78-105 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një numër yjesh të NBA-së në përbërje. Për Xhinobilin, kulmi i karrierës 20-vjeçare, ishte medalja e artë olimpike e 2004-ës.

Nga ana tjetër, Parkeri e udhëhoqi Francën drejt kurorës kontinentale në Evropianin e 2013-ës, të mbajtur në shtëpi dhe ku ai u shpall Lojtari më i vlefshëm (MVP).

Si Parkeri, 34-vjeçar, ashtu edhe Xhinobili, 39-vjeçar, e kanë ndihmuar San Antonio Spërsin të fitojë 4 tituj “kampion” të NBA-së, si dhe ekipet e tyre përfaqësuese drejt famës ndërkombëtare.