KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parkingjet e Tiranës, miratohet projekti
Parkingjet e Tiranës, miratohet projekti

Parkingjet e Tiranës, miratohet projekti

Pas disa orë debatesh Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar projektin për parkingjet me pagesë në Tiranë. Këshilltarët e maxhorancës votuan pro, ndërsa ata të opozitës nuk morën pjesë në votim. Hartuesit dhe mbështetësit e projektit thonë se synon të zgjidhi një nga problemet e mprehta në Tiranë. Por këshilltarët e opozitës thanë se ky është një projekt arbitrar që do të zhvati qytetarët e Tiranës. Sipas tyre për këtë projekt nuk ka studime serioze dhe bindës, ndërsa shprehën dyshime nëse parkimet do të mbeten publike apo me kalimin e kohës mund ti kalojnë një konçensionari.
Nuk ka shumë hollësi rreth projektit të miratuar, por bëhet fjalë për rreth 4000 parkime në zonat më problematike të Tiranës. Projekti parashikon ngritjen e një angjesie të specializuar. Për banorët rezidentë pranë parkingjeve, parkimi do të jetë pa pagesë. Aktualisht në kryeqytet lëvizin çdo ditë rreth 140 mijë makina në rreth 800 mijë segmente rrugore. Specialistët e qarkullimit rrugor, thonë se veç mungesës së parkimeve situatën e vështirëson edhe mungesa e rregullave të qarkullimit rrugor dhe e infrastrukturës sinjalistike.