KRYEFAQJA » LAJME » Parku i Lojrave, përplasje mes anëtarëve të shoqërisë civile dhe policisë
Parku i Lodrave, përplasje mes anëtarëve të shoqërisë civile dhe policisë

Parku i Lojrave, përplasje mes anëtarëve të shoqërisë civile dhe policisë

Anëtarë të shoqërisë civile protestuan paraditen e së dielës tek Liqeni Artificial i Tiranës, ku Bashkia parashikon të ndërtojë një park fëmijësh. Protestuesit kanë nisur të prishin gardhin rrethues të zonës ku do të ndërtohet. Ata janë përplasur me punonjës të policisë bashkiake dhe forcave të rendit, që ishin vene në mbrojtje. Ka patur momente tensioni gjatë përplasjes midis tyre. Policia ka ndaluar për momentin disa disa persona.
PD e opozitës ka dalë në mbështetje të shoqërisë civile. Në një deklaratë të saj kërkohet hetim i menjëhershëm nga prokuroria dhe vënie para ligjit të policëve që sipas saj kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Ndërkaq publikimi në mediat sociale i një fotoje kur një polic ka goditur një qytetare, ka çuar në reagimin e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar pezullimin dhe më pas lirimin nga detyra të policit.
Projekti i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parku lojërash te Liqeni Artificial në Tiranë solli sot përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të projektit. Ai postoi në faqen e tij në “Fejsbuk” një vodeo prezantuese. “Ja shiheni vetë për çfarë “protestojnë” tek Parku i Liqenit!… Sado e pabesueshme të duket është fatkeqësisht e vërtetë që nën udhëheqjen e Partisë Demokratike, “protestuesit” duan të pengojnë forcërisht pikërisht këtë që shihni” shkruan me këtë rast zoti Rama.
Konflikti tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës nisi javën e kaluar kur kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, njoftoi ndërtimin e një parku fëmijësh. Bashkia nisi të priste disa pemë sipas saj të degraduara dhe të rrezikshme, por Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile u shprehën kundër. Ata thonë se bashkia po shkel ligjin dhe se gjithçka po bëhet për interesa klienteliste të njerëzve afër pushtetit. Të paktën dy herë ata ndërhynë me forcë për të prishur gardhin rrethues, por Bashkia këmbëngul në projektin e saj.