KRYEFAQJA » LAJME » Parku i Lojrave, policia bën kallëzim

Parku i Lojrave, policia bën kallëzim

Një ditë pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike tek kodrat e Liqenit Artificial, firma të cilës i është besuar ngritja e Parkut të Lojërave për Fëmijë ka rinisur për të tretën herë punën për rrethimin e kantierit. Pëfaqësuesit e firmës thonë se dëmet e një dite më parë kanë qenë serioze. Disa prej makinerive jo vetëm janë shkatërruar, por edhe vjedhur.
Nga ana e saj Bashkia e Tiranës ka deklaruar se personat që kanë shkatërruar kantierin do të përgjigjen edhe penalisht. Policia e Tiranës ka bërë kallëzimet përkatëse. Në krye të listës të formuluar janë disa zyrtarë të lartë të PD. Ata akuzohen për shkatërrim prone, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik. PD  nga ana e saj deklarohet se nuk do të lejojë ndërtimin e parkut sipas interesave klienteliste të atyre që janë në pushtet.