KRYEFAQJA » LAJME » Parlament; Ahmetaj reklamon uljen e borxhit publik
Arben-Ahmetaj, parlament, sali berisha

Parlament; Ahmetaj reklamon uljen e borxhit publik

Mbyllja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar me dhënien e dritës jeshile për draftin e buxhetit 2017 ka ngjallur diskutime në sallën e parlamentit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj reklamoi uljen e borxhit publik duke theksuar se ai do të ulet më tej në vitin 2017. Por për ish-kryeministrin Sali Berisha largimi i FMN-së në Shkurt të vitit të ardhshëm është një gabim në një kohë që niveli i borxhit publik mbetet mbi 70%. Sipas tij, mazhoranca gënjen edhe për rritjen e pagave dhe pensioneve. Ministri Ahmetaj në përgjigje të tij ka rikujtuar se ishte qeveria e mëparshme ajo që e solli fondin në Shqipëri. Ai sqaroi se rritja e pagave e pensioneve që do të nisë nga marsi i vitit të ardhshëm ka një fond 12 mujor mbi 100 milionë dollarë.