KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlament, Berisha replikon me Ahmetajn për ekonominë
Parlament, Berisha replikon me Ahmetajn për ekonominë

Parlament, Berisha replikon me Ahmetajn për ekonominë

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe FMN për buxhetin e vitit 2017, ka qenë arsye për debate mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të financave Arben Ahmetaj. Sipas zotit Berisha qeveria e majtë po kërkon të largojë FMN, duke e kosnideruar si kërcënim madhor për ekonominë. “FMN nuk mund të largohet pa zbritur borxhi publik nën 60 përqind. Qeveria do ta përzërë FMN me një borxh publik 72 përqind tha ai. Ish kryeministri më jetëgjatë në vitet e tranzicionit, zoti Berisha komentoi edhe deklaratat për rritje pagash të qeveritarëve socialistë. “Ajo që u quajt rritje rrogash nuk është as indeksim. Sipas njoftimi të fundit nuk janë 100 milionë dollarë, por 64 milionë dollarë” këmbënguli ai.
Por ministri i financave Arben Ahmetaj nga ana e tij tha se rritja e pagave do të jetë 10 përqind dhe fondi shkon 100 milionë dollarë. “Rritja e pagave është 10 përqind, fondi 12 mujor shkon mbi 100 milionë dollarë dhe do ta nisim me 1 mars” tha zoti Ahmetaj. Ministri bëri të ditur se qeveria dhe FMN ranë dakord për të ulur borxhin, dhe të rriten pagat dhe investimet.