KRYEFAQJA » LAJME » Parlament: Debat për referendumin e plehërave mes Palokës dhe Ruçit
paloka, meta, ruci, debat, parlament

Parlament: Debat për referendumin e plehërave mes Palokës dhe Ruçit

 

A duhet të lejohet importi i mbetjeve në Shqipëri? Kjo është pyetja që Partia Demokratike kërkon të çojë në referendum të përgjithshëm. Në këtë kuadër, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka kërkuar që në rendin e ditës së seancës së sotme parlamentare të votohet kërkesa e demokratëve për zhvillimin e këtij referendumi. ” Grupi parlamentar i PD vlerëson se lejimi i import të mbetjeve në Shqipëri cënon interesin publik, rrezikon shëndetin e jetën, dhe krijon premisa të shfrytëzimit të tij nga grupe kriminale. …Një vend që nuk zbulon dot ndërtimin e një pistë avionësh… nuk ofron asnjë garanci se do mund të ndalojë importin e mbetjeve të rrezikshme” tha zoti Paloka.
Në përgjigje të tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, sqaroi se ligji i miratuar një javë më parë nuk parashikon import të mbetjeve, por importin e disa lëndëve të para për një industri të caktuar. “Po flisni për plehra kur s’ka kaluar asnjë ligj për plehërat, por ka kaluar një ligj për lëndë të parë për një industrie të caktuar” tha zoti Ruçi. Ai tha se opozita është e paaftë të mbledhë firmat për referendum dhe ndaj do të përdorë ato të mbledhura 3 vite më parë nga socialistët, po për këtë çështje
Kreu i Kuvendit Ilir Meta nga ana tjetër ka sqaruar se kërkesa e Partisë Demokratike do të duhet më parë të kalojë në Konferencën e Kryetarëve.