KRYEFAQJA » LAJME » Dekriminalizimi, konferenca e kryetarëve nuk pranon kërkesat e PD
Ligji i dekriminalizimit, marrëveshja drejt finalizimit

Dekriminalizimi, konferenca e kryetarëve nuk pranon kërkesat e PD

Në parlamentin shqiptar konferenca kryetarëve nuk pranon kërkesën e PD për të futur me procedure të përshpejtuar disa propozime për dekriminalizimin. Demokratët kërkojnë që në ligjin për dekriminalizimin të parashikohet edhe përjashtimi nga politika i funksionarëve dhe të zgjedhurve kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit. Kjo nismë u mor pas rikthimit në kuvend të deputetit Armando Prenga. Ai akuzohet nga prokuroria për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje për jetën. Pas disa muajve në arrest me burg dhe shtëpiak , Prenga do ta ndjeki procesin i lirë. Një ditë më parë ai deklaroi vetpezullimin nga parlamenti.
Propozimi tjetër i demokratëve lidhet me vijimësinë e punës së komisioneve parlamentare. Përmes kësaj iniciative demokratet kërkojne pamundësimin e bllokimit nga mazhoranca të punës së komisioneve hetimore përmes mospranisë së anëtarëve të mazhorancës. Për të argumentuar nevojen e kësaj nisme, PD u referohet rasteve të Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve dhe Komisionit Hetimor për Emërimet në Administratën Publike kur puna është ndërprerë për mungesë kuorumi.