KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, mandati i Sulit jo në kushtetuese
Mandati i deputetit socialist Suli në Kushtetuese

Parlament, mandati i Sulit jo në kushtetuese

Parlamenti shqiptar votoi të enjten kundër kërkesës së 20 deputetëve të opozitës së djathtë, që mandati i  deputetit socialist Rakip Suli të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Rezultati i votimit ishte 36 vota pro dhe 77 kundër. Deputeti i maxhorancës Suli u akuzua nga opozita se kish përfituar fonde nga buxheti i shtetit ndërsa ishte zgjedhur deputet. Por ai i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat. Një javë më parë parlamenti vendosi që të çonte në Gjykatë kushtetuese mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima, me të njëjtën akuzë si zoti Suli. Pavarësisht kundërshtimeve zoti Kokëdhima, një nga deputetët më në zë dhe mjaftë afërt me kreun e PS do të japi spjegime në gjykatë. Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa tension edhe brenda PS, ndërsa ajo do të mblidhet pas dy ditësh në kongresin e saj të rradhës. Ndërkaq ende nuk dihet fati i deputetes socialiste Valentina Leskaj, e cila është e treta në listën e opozitës me të njëjtat akuza si zoti Kokëdhima dhe zoti Suli. Zonja Leskaj njëherësh dhe nëkryetare e parlamentit e ka konsideruar gjithçka si të frymëzuar politikisht.