KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, mazhoranca dhe opozita polemizojnë për situatën në vend
Meta: Ne, Kuvendi i Reformës në Drejtësi; Basha: Ta shpërbëjmë Kuvendin e kapur peng nga krimi

Parlament, mazhoranca dhe opozita polemizojnë për situatën në vend

Në parlamentin shqiptar maxhoranca e majtë dhe opozita e djathtë, regjistruan të enjten një tjetër seancë të polemikave të ashpra në fokusin e të cilave ishte situata në Shqipëri. Deputetët e opozitës kishin zgjedhur fragment të disa raporteve të fundit ndërkombëtare, që sipas tyre shprehin shqetësim për rritjen e fenomeneve si të tilla si korrupsioni, krimi e varfëria. Ish kryetarja e demokrate e parlamentit Jozefina Topalli, tha se “Raportet për Shqipërinë e paraqesin fenomenin e korrupsionit si më të përhapurin dhe ky është një alarm. Korrupsioni ka sjellë dhe krimin në parlament dhe sot ka një bashkëpunim të krimit me politikën, të krimit me mediat dhe DASH thotë të kundërtën e asaj që thotë qeveria. Korrupsioni është ai që gjeneron të këqija. Ju keni humbur legjimitetin, qeveria po ashtu e ka humbur legjitimitetin, sepse varfëria është rritur, korrupsioni është rritur dhe po ashtu jane rritur shqiptarët që po ikin jashtë” ju drejtua me tone të forta deputatëve të maxhorancës zonja Topalli. Por më tepër se një akuzë ndaj maxhorancës, deklarata e zonjës Topalli dukej se ishte “… një thirrje për opozitën të ngrihet se ky vend nuk ka më kohë për të humbur”.  “… të ngrihet se ky komb nuk ka më shqiptar për të humbur për të ikur në Gjermani në Amerikë apo në fundin e kësaj bote” tha ajo.
Por Arben Ahmataj, ministri i financave në qeverinë Rama, tha se opozita duhet të jetë korrekte me leximin e raporteve. “Mund të shohim zhvillimin ekonomik të vendit në këndvështrime të ndryshme dhe kjo është legjitime, por shtrembërimi i fakteve është jolegjitim, sepse do të gënjejmë publikun” tha zoti Ahmetaj. Sipas ministrit shqiptar të financave raportet vlerësojnë se rritja ekonomike në Shqipëri ka një trend të konsoliduar. Në vitin 2015 ajo ishte 2.6 përqind sa ishte parashikuar nga qeveria. Lidhur me luftën kundër korrupsionit zoti Ahmetaj  pranoi se ende kjo betejë ka vend për tu përmirësuar,ndërsa tha se qeveria mbetet e angazhuar për luftë reale kundër tij.