KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlament, maxhoranca miraton buxhetin, opozita bojkoton
Parlament, maxhoranca miraton buxhetin, opozita bojkoton

Parlament, maxhoranca miraton buxhetin, opozita bojkoton

Si rrallë herë, pas rreth 16 orë debatesh të ashpra, parlamenti shqiptar miratoi në parim në orët e para të mëngjesit të së premtes, buxhetin për vitin 2017 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Votimi dha rezultatin 82 vota pro dhe vetëm dy vota kundër nga rradhët e deputetëve të partisë Libra Blushi dhe Hafizi. Opozita refuzoi të marri pjesë në votim. Sipas saj buxheti edhe më tej do të varfërojë shqiptarët. Ndërsa maxhoranca vlerëson se buxheti konsolidon financat publike dhe ndihmon qytetarët.
“Vetëm me këtë buxhet, ne spostojmë 100 milionë dollarë, nga arka e shtetit në arkën e qytetarëve. Ndërkohë që, vetëm me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale, ne spostojmë në sistemin publik dhe atë privat 440 mln dollarë për 4 vite” tha kryeministri socialist Edi Rama. Por nga ana e tij ish ministri i financave Ridvan Bode dhe se rritja e pagave dhe pensioneve është vetëm një limonadë elektorale. Sipas tij buxheti rrit taksat me 1,5 miliardë dollarë, thellon borxhin publik dhe varfëron më tej shqiptarët.
Parashikohet që vitin e ardhshëm buxheti të jetë 467 miliardë lekë. Borxhi publik zbret në 69.1 për qind nga 71.3 për qind e prodhimit kombëtar aktualisht. Sipas parashikimeve rritja ekonomike do të arrijë 4 përqind.