KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, maxhoranca në provë
parlamenti-sot-pritet-te-kete-diskutime-te-shumta

Parlament, maxhoranca në provë

Në parlamentin shqiptar pritet të zhvillohet një nga seancat më të rëndësishme të këtij sesioni. Në rend të ditës është votimi i projekt-ligjit “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”, pjesë e paketës prej 7 ligjesh për zbatimin e reformës kushtetuese. Votimi i tij është shtyrë pasi palët ende nuk kanë gjetur konsensus. Miratimi i projekt-ligjit kërkon shumicën e cilësuar prej 84 votash, ndaj dhe rezultati konsiderohet mjaft i rëndësishëm për qeverinë e kryeministrit Rama. Të njëjtën rëndësi kanë edhe projektligjet për ndryshimet në Kodin Civil dhe në Kodin e Procedurës Civile, të cilët janë për votim.
Kryeministri Edi Rama pritet të mbajë fjalën e tij, ku një nga momentet kryesore do të jetë adresimi ndaj problemeve të krijuara së fundi në marrëdhëniet me Greqinë.
Në rendin e ditës së parlamentit është edhe zgjedhja e kryetarit të ri të KQZ-së. Dy kandidaturat e përzgjedhura nga maxhoranca dhe opozita janë Denar Biba, aktualisht nënkryetar i KQZ-se dhe Koli Bele.