KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, maxhoranca rikonfirmon ligjin e pronave
Parlament, maxhoranca rikonfirmon ligjin e pronave

Parlament, maxhoranca rikonfirmon ligjin e pronave

Në parlamentin shqiptar mazhoranca hodhi poshë dekretin e presidentit, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin për pronat që mbyll procesin e kompesimit të pronave brenda dhjetë vjetëve. Opozita e kundërshtoi ligjin e qeverisë pasi sipas saj dëmton pronarët, ndërsa mazhoranca e cilëson atë si një zgjidhje realiste të problemit të pronave, që shoqëron vendin prej 25 vitesh. Megjithatë opozita këmbëngul se do ta hedhi poshtë këtë ligj nëse do të vijë në pushtet.
Në fillimi të seancës parlamentare një grup ish pronarësh protestuan para parlamentit kundër këtij ligji.