KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlament, nis debati parlamentar për buxhetin e vitit 2017
Parlament, nis debati parlamentar për buxhetin e vitit 2017

Parlament, nis debati parlamentar për buxhetin e vitit 2017

Parlamenti shqiptar ka nisur të enjten diskutimet për buxhetin e shtetit të vitit 2017 dhe paketës fiskale që e shoqëron. Siç mund të merret lehtë me mend ai pritet të shërrohet në një arenë debati të ashpër mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë.
Kryeministri socialist Edi Rama në fjalën e tij ka këmbëngulur se ky buxhet është rezultat i përpjekjeve dhe reformave të mëdha të qeverisë së tij. “Ne jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet, por financojmë reformat” tha ndër të tjera zoti Rama. Ai deklaroi se edhe vitin e ardhshëm qeveria e tij do të paqaqesi buxhetin duke paralajmëruar fitoren e se majtës në zgjedhjet e ardhshme.
Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar se buxheti i ri do të çojë në varfërimin e mëtejshëm të shqiptarëve dhe pasurimin e klientëve të qeverisë. Seanca në parlament vazhdon dhe tansmetohet drejtëpërdrejtë nga RTSH.