KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, PD kërkon miratimin të enjten të rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit
PD e opozitës kërkon që parlamenti të shqyrtojë dhe miratojë në seancën e të enjtes projektrezolutën "Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut". Kjo bëhet e ditur në një letër që kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i ka dërguar kryetarit të parlamentit Ilir Meta, vetëm një ditë para seancës. Duke kujtuar persekutimin e klerit shqiptar nga regjimi komunist, zoti Paloka shkruan se grupi parlament i PD vlerëson të domosdoshme që parlamenti shqiptar "të dënojë në mënyrë të posaçme krimet që regjimi komunist ka bërë ndaj klerit në Shqipëri".

Parlament, PD kërkon miratimin të enjten të rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit

PD e opozitës kërkon që parlamenti të shqyrtojë dhe miratojë në seancën e të enjtes projektrezolutën “Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut”. Kjo bëhet e ditur në një letër që kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i ka dërguar kryetarit të parlamentit Ilir Meta, vetëm një ditë para seancës. Duke kujtuar persekutimin e klerit shqiptar nga regjimi komunist, zoti Paloka shkruan se grupi parlament i PD vlerëson të domosdoshme që parlamenti shqiptar “të dënojë në mënyrë të posaçme krimet që regjimi komunist ka bërë ndaj klerit në Shqipëri”.
Kërkesa e opozitës vjen ndërsa më 5 nëntor pritet të kremtohet lumturimi dhe lartësimi i 38 martirëve të ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Procesi dioqezan i filluar me 10 nëntor 2002 e mbyllur me 8 dhjetor 2010, u analizua nga ekspertet e Kongregatës për Çështjen e Shenjëtorëve dhe me dekretin që Papa Françesku firmos më 26 prill 2016 u dekretua se mund të shpallen të Lumë. Vendi i kremtimit do të jetë Sheshi i Katedralës së Shën Shtjefnit në Shkodër, ndërsa riti i Lumturimit do të udhëhiqet nga Prefekti për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Kardinal Angelo Amato.