KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, përkujtohet ditëlindja e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi
Parlament, përkujtohet ditëlindja e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi

Parlament, përkujtohet ditëlindja e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi

Seanca parlamentare e së enjtes, veç debatit politik, ka patur edhe momente prekëse. Një grup deputetësh të PD, kanë vendosur një buqetë me lule të bardha në vendin e ish deputetit demokrat Sokol Olldashi, i ndarë tragjikisht nga jeta dy vjet më parë. Më 17 dhjetor ai do të mbushte 43 vjeç.
Zoti Olldashi i përkiste brezit të rinj të politikanëve shqiptare që dolën në skenë pas vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri. Ai do të mbahet mend për kontributin e spikatur brenda PD si një figurat me emblematike të saj, por edhe në politikën shqiptare të viteve të fundit. Zoti Olldashi do të mbahet mend për vendosmërinë, përkushtimin, e përpjekjet e tij kudo ku punoi dhe dha kontributin e tij. Një prej tyre ishte dhe media shqiptare ku ai ishte një ndër emrat më mbresëlënës për afro dy dekada.