KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlament, pritet debat për vetdeklarimin e mallrave pa faturë
Parlament, pritet debat për vetdeklarimin e mallrave pa faturë

Parlament, pritet debat për vetdeklarimin e mallrave pa faturë

Parlamenti shqiptar pritet të mblidhet të mërkurën në seancë plenare në fokusin e së cilës pritet të jenë disa ligje të rëndësishme, përfshirë ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Ndër momentet kryesore pritet të jetë çështja e vetdeklarimit të bizneseve për mallrat pa faturë. Sipas projektit  të gjithë ata që disponojnë këto mallra, mund ti vetëdeklarojnë deri më datën 31 dhjetor të këtij viti. “Një tjetër zgjidhje për biznesin e vogël kryesisht. Mos mbyllni qepenat e dyqanit apo magazinës me mall pa faturë. Vetëdeklaroni mallin me anë të një autofature me çmimin real dhe vijoni punën rregullisht” shkruante në Fejsbuk kreu i komisionit parlamentar të ekonomisë deputeti socialist Erion Braçe. Një ditë më parë kryemiistri Rama hodhi poshtë mundësinë e një amnistie në këtë drejtim. “Nuk ka për të pasur asnjë lloj amnistie dhe asnjë lloj tolerance ndaj kujtdo, që në inercinë e shkeljes së ligjit kërkon zgjatje kohe, por ju ofrojmë vetërregullim, pra, të deklarojnë atë që kanë fshehur, pa pasojë” tha zoti Rama. Pritet që çështja të debatohet në parlament.