KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, pritet votimi i ligjeve të Reformës në Drejtësi
"Çështja çame"-debat në parlament
Foto arkivi

Parlament, pritet votimi i ligjeve të Reformës në Drejtësi

Parlamenti shqiptar do të votojë të enjten 6 projektligjet e paketës së Reformës në Drejtësi. Maxhoranca dhe opozita pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella mes tyre, pritet të bashkojnë votat. Por ky bashkim votash duket se do të bëhet vetëm për një nga gjashtë prej projektligjeve, që cilësohet si me kryesori për luftën kundër korrupsionit. Eshtë fjala për projektligjin e organizimit dhe funksionimit të institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose siç njihet ndryshe, SPAK-u dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Vendimi është marrë ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Po ashtu sot pritet të kalojë edhe projektligji që u rrit pagat dhe pensionet gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do të kalojnë procesin e vetingut. Sikurse mund të merret mend lehtë seanca e së enjtes pritet të jetë një seancë e ashpër debati mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundi një ditë më parë kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e vetingut. Në thelb kundërshtimi i ligjit nga PD vjen pasi sipas saj vlerësimi dhe gjykimi i gjyqtarëve e dhe prokurorëve nuk bëhet më nga organet e reja të ngritura, por nga anëtarët e lartë të PS-së në pushtet. Por një gjë e  tillë hidhet poshtë nga maxhoranca.