KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, Rama përplaset me Topallin
Parlament, Rama përplaset me Topallin

Parlament, Rama përplaset me Topallin

Parlamenti shqiptar është përfshirë edhe këtë të enjte nga debatet dhe replikat e ashpra mes palëve. Pavarësisht se në rend të ditës ishin disa projektligje të rëndësishme, në fokus u vendos sërisht “Çështja ÇEZ”. Në mungesë të ish kreyministrit Berisha, ishte ish kreytarja e parlamentit Jozefina Topalli që mbajti të ndezur debatin nga opozita. “Sot kryetari i Kuvendit dhe ministrat e LSI-së e kanë bojkotuar qeverinë e “një milionë shuplakave”. Qeveria e Ramës ka rënë dhe kur nuk ka më vota është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Jeni në vitin e tretë të qeverisjes dhe në 25 vite nuk gjendet qeveri tjetër me dështimin më spektakolar. Nuk është dramatike të shkosh në zgjedhje të parakohshme” tha zonja Topalli.
Por për kreun e qeverisë Edi Rama, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje se “opozita është hall”. “Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme se ti ëndërron të humbë prapë kryetari yt i vogël?! Ne nuk do ta bëjmë këtë se ju jeni në hall dhe ne ua dimë hallim, por ne nuk merremi dot me hallet tuaja dhe nuk shkojmë dot në zgjedhje se ju keni halle. Nuk është tharë akoma vula e rezultatit të 21 qershorit. Gjejini punë opozitës dhe merruni me gjëra serioze e pastaj hajde diskutoni për çështje programore”  tha zoti Rama.
Debatet shoqëruan edhe diskutimin e disa projektligjeve vecmas atij “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”.