KRYEFAQJA » LAJME » Parlament, refuzohet rezoluta e opozitës për heqjen e dekoratave
Parlament, refuzohet rezoluta e opozitës për heqjen e dekoratave

Parlament, refuzohet rezoluta e opozitës për heqjen e dekoratave

Kryesia  parlmentiti shqiptar ka rrezuar të hënën kërkesën e PD të opozitës për miratimin e një rezolute për heqjen e dekoratave të atyre që i ajo i cilëson si persekutorë të komunizmit. Refuzimi u bë në prag të nisjes të hënën të seksionit të ri parlamentar. “Na u nxor si shkak se gjoja nuk ishte paraqitur zyrtarisht, sidoqoftë ne do të bëjmë edhë njerë kërkesën, do ta paraqesim këtë rezolutë që sot në administratën e Kuvendit dhe presim të votohet” u tha gazetarëve kreu i deputetëve demokratë Edi Paloka. Në seancën e fundit plenare të vitit të kaluar qeveria e majtë depozitoi një ligj për heqjen e dekoratave. Çështja e dekoratave ishte vitin e kaluar njënga pikat e nxehta të debatit maxhorancë – opozitë. Ajo lindi pasi qeveria njoftoi se kishte dekoruar me rastin e festës së çlirimit ne 29 nëntor, disa persona, ndër ta dhe një ish persekutor të figurave të njohura antikomuniste ndër ta dhe kleriku i njohur At Zef Jubani. Kryeministri Rama kërkoi ndjesë pubike dhe tha se qeveria do tërhiqte dekoratat, por opozita e akuzoi si glorifikues të regjimit komunist.