KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parlamenti danez miraton ligjin për konfiskimin e pasurisë së azilkërkuesve
Parlamenti danez miraton ligjin për konfiskimin e pasurisë së azilkërkuesve

Parlamenti danez miraton ligjin për konfiskimin e pasurisë së azilkërkuesve

Parlamenti danez miratoi sot ligj kundërthënës për t’u konfiskuar pasurinë azilkërkuesve, si mjet për të paguar për qëndrimin e tyre. Autoritetet daneze ngulin këmbë se kjo politikë i sjell emigrantët në një nivel me danezët e papunë, të cilët duhet të shesin pasurinë për te jetuar. Ligjvënësit po ashtu miratuan planet për të zgjatur procedurat e bashkimit familjar për azilkërkuesit. Sipas ligjit të ri, refugjatët që hyjnë në Danimarkë do të lejohen të mbajnë vetëm gjëra me vlerë deri në 10,000 korona, apo 1,340 euro. Artikujt me vlerë sentimentale, të tilla si unaza martese, po ashtu do të lejohen. Danimarka dhe Suedia fqinje këto jave kanë forcuar kontrollin në kufij, në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve dhe refugjatëve.