KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parlamenti Europian pezullon bisedimet BE-Turqi
Parlamenti Europian pezullon bisedimet BE-Turqi

Parlamenti Europian pezullon bisedimet BE-Turqi

Parlamenti Europian fton Komisionin dhe qeveritë e BE-së të pezullojë përkohësisht bisedimet me Turqinë për hyrjen e saj në BE. Parlamenti miratoi një rezolutë me 479 vota pro, 37 kundër dhe 107 abstenim. Në rezolutë dënohen “masat shtypëse tej mase” të marra pas grushtit të shtetit të mbetur në tentativë.

Një rivendosje e mundshme e dënimit me vdekje të Turqi, shkruhet në tekstin e miratuar nga Parlamenti Europian, duhet të sjellë një pezullim formal të procesit të anëtarësimit. Në rezolutën e votuar sot, eurodeputetët deklarojnë se Turqia duhet të qëndrojë e kapur me BE-në për “rëndësinë strategjike” të marrëdhënieve.

“Ngrirja e përkohëshme e bisedimeve për hyrjen në BE është një sinjal i fortë dhe i qartë politik për Erdogan: nëse do të vazhdojë shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, nuk do të ketë kthim prapa”, tha eurodeputeti Brando Benifei.

Edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ishte shprehur për rezolutën parlamentare. “Po e them përpara, tha Erdogan, votimi për ne nuk ka asnjë vlerë”. Presidenti turk kishte shtuar se votimi është një provë se Europa “mban krahun” e organizatave terroriste.