KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti Evropian diskuton për liberalizimin e vizave me Kosovë
viza

Parlamenti Evropian diskuton për liberalizimin e vizave me Kosovë

Sot Parlamenti Evropian zhvillon debatin e parë lidhur me liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ende nuk dihet se kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën e Shengenit. Ditë më parë, Tanja Fajon u emërua si raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në debat do të paraqiten argumentet e Komisionit Evropian dhe më pas do të draftohet edhe raporti, i cili duhet të kalojë përmes procedurës në Parlament. Edhe pse në Parlamentin Evropian është e qartë mbështetja e shumicës së madhe për t’i hequr vizat Kosovës, procedura për të udhëtuar pa viza gjatë kësaj vere mund të mos realizohet. Deputetja sllovene nga radhët e socialistëve, Tanja Fajon, të cilën Parlamenti Evropian e emëroi raportuese parlamentare për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka paralajmëruar se ajo do të bëjë çmos që të ketë një plan ambicioz për këtë. Ajo ka paralajmëruar, se do shqyrtojë për së afërmi “gjendjen aktuale” me institucionet e tjera të BE-së dhe disponimin mes kolegëve dhe qeverive të vendeve anëtare.