KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi dje rezolutën për Kosovën
parlamenti-evropian-

Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi dje rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian në Strasburg miratoi dje rezolutën për Kosovën e cila përmban kërkesa të qarta për forcimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të ketij vendi. Rezoluta u miratua me 403 vota pro, 130 kunder dhe 104 abstenime. Ajo thekson vlerësimin pozitiv të Parlamentit Evropian për përparimin në zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave, si dhe u bën thirrje të gjitha palëve te përfshira të ndërmarrin veprimet e nevojshme në mënyrë që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave gjatë vitit 2016. Parlamenti Evropian i kushtoi vëmendje nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si një hap i rëndësishëm i integrimit evropian të Kosovës dhe mekanizëm i fuqishëm në zbatimin e reformave. Permes Rezolutes është dhënë porosi e qartë për njohjen Republikës së Kosovës nga ana e pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duke thënë se kjo do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në rajon dhe do të rrise besueshmerine e BE-së.