KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti, gati për miratimin e ligjeve të reformës
"Çështja çame"-debat në parlament
Foto arkivi

Parlamenti, gati për miratimin e ligjeve të reformës

Pushimet verore për deputetët shqiptarë duket se janë vënë në dyshim. Komuniteti ndërkombëtare ka rritur presionin për miratimin sa më shpejt të 7 ligjeve që cilësohen si emergjencë për fillimin e miratimit të Reformës në Drejtësi. Ligjet më parë janë miratuar në komisionin e posaçëm parlamentar vetëm nga deputetët e shumicës. Ekspertët ndërkombëtarë që janë angazhuar në këtë proces kanë dorëzuar pranë palëve variantet e tyre. I pari është ligji për vetingun i cili kërkohet të miratohet në seancën e së enjtes. Më pas vijnë gjashtë ligje të tjerë, për të cilët po kërkohet të miratohen gjatë muajit gusht. Ekspertët e opozitës thonë se është e vështirë që projektet të ushtrohen brenda një kohe të shkurtër. Por kryeministri Rama ka këmbëngulur. Duke kujtuar se ligjet që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese kërkojnë minimumi 84 vota, zoti Rama në një status në Fejsbuk shënon se “Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj” shkruan Rama.