KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlamenti gjerman voton ndihmën ndaj Greqisë
Parlamenti gjerman voton ndihmën ndaj Greqisë

Parlamenti gjerman voton ndihmën ndaj Greqisë

Pas nje debati 3 orësh, parlamenti gjerman miratoi të mërkurën pakon e re të ndihmës për Greqinë, pavarësisht disa kundërshtimeve nga radhët e partisë CDU të kancelares Merkel. Votimi rezultoi me 454 pro, 113 kundër dhe 18 abstenime. Pakoja e ndihmës që u miratua javën e shkuar nga parlamenti grek dhe nga ministrat e financave të eurozonës, kërkon ratifikim nga disa parlamente kombëtare, mes tyre ai i gjermanisë, që të hyjë në fuqi. Në vijën e parë të sulmit për të bindur deutetët në Budestag për miratimin e paketës kësaj radhë nuk doli kancelarja Merkel, por ministri i saj i financave Volfgang Shojble, njëherësh zyrtar i lartë i partisë kristiandemokrate. Megjithëse ka qënë një nga kritikët më të ashpër të greqisë, këtë herë ai u bëri thirrje deputetëve ta miratojnë planin e këstit të tretë prej 86 miliardë eurosh, që do ti shkojë Greqisë për 3 vitet në vazhdim. Ai tha se miratimi i këtij plani është në interes të Greqisë dhe në interes të Evropës. Zoti Shojble vuri në dukje se qeveria greke ka hedhur hapa konkrete gjatë këtyre javëve për të fituar besimin e kreditoreve. Votimi pro nuk është i lehtë as per mua, por do të tregoheshim të papërgjegjshëm po të mos i jepnim Greqisë një mundësi të fundit për të pasur një fillim të ri, tha ai.