KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parlamenti grek miraton buxhetin për vitin 2016
Greqia miraton buxhetin e vitit 2016

Parlamenti grek miraton buxhetin për vitin 2016

Parlamenti grek miratoi buxhetin e vitit 2016 pas debatesh të ashpra, për shkak të masave të kursimit të paraqitura nga qeveria e të kerkuara nga kreditoret ndërkombetarë. Buxheti paraqet një tkurrje të lehtë krahasuar me buxhetin e këtij viti. Në votimin për buxhetin që u konsiderua si votëbesim për qeverinë, nga 300 vende që ka parlamenti, vetëm 153 deputetët e koalicionit qeverisës votuan pro tij. Kryeministri Cipras argumentoi masat e shumta të kursimit para deputeteve duke thënë se qëllimi është kapërcimi i periudhës së rënies ekonomike dhe përfundimi i reformave. Projektimet për 2016-ën parashikojnë një rënie me 0,7% të produktit të brendshëm bruto dhe njëherësh zvogëlim me 0,2% te borxhit. Kjo do të arrihet përmes kursimit të 2,5 miliard eurove dhe rritjes së të ardhurave me 3,2 miliard si pasojë e rritjes së taksave. Debati per buxhetin zgjati 5 ditë.