KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parlamenti grek pritet të miratojë marrëveshjen me BE.
Parlamenti grek pritet të miratojë marrëveshjen me BE.

Parlamenti grek pritet të miratojë marrëveshjen me BE.

Teksti i marrëveshjes midis Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë për pakon e tretë të ndihmës me vlerë prej 86 miliard dollarësh, i është dorëzuar për miratim Parlamentit grek. Që të hyjë në fuqi marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti në Athinë, ministrat e financave të vendeve anëtare të eurozoneë dhe nga trupat ligjvënëse të disa vendeve të Bashkimit evropian. Kryeministri grek Alekis Cipras kërkoi që Parlamenti ta miratojë marrëveshjen deri të enjten. Në një letër dërguar kryetares së Parlamentit, Zoi Konstandopulu, Ciprasi kërkon që marrëveshja t’u shpërndahet deputetëve dhe për të, të debatojnë komisionet parlamentare, ndërsa që nesër të hidhet në votim. Qeveria greke dëshiron që marrëveshja të ratifikohet nga Parlamenti të enjten në mënyrë që të miratohet në takimin e ministrave të financave të eurozonës të caktuar për të premten dhe Greqia ta marrë pjesën e parë të ndihmës në kohë për pagesën e këstit te borxhit ndaj Bankës Qëndrore Evropiane që skadon me 20 gusht.