KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Parlamenti i Iranit miraton marrëveshjen bërthamore
Parlamenti i Iranit miraton marrëveshjen bërthamore

Parlamenti i Iranit miraton marrëveshjen bërthamore

Parlamenti i Iranit i dha mbështetjen e tij qeverisë për të zbatuar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore. Marrëveshja u miratua me 161 vota pro, 59 kundër dhe 13 abstenime, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA. Megjithatë, para miratimit të ligjit, ligjvënësit thanë se inspektorët ndërkombëtarë do të kenë kufizime në bazat ushtarake të Iranit. Në bazë të marrëveshjes, Irani do të kufizojë veprimtarinë e tij bërthamore në këmbim të heqjes shkallë-shkallë të sanksioneve ndërkombëtare. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor. Marrëveshja midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Britanisë, Francës e Gjermanisë u arrit në korrik, pas 20 muajsh negociata.