KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti i thotë po ligjit për regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë
Parlamenti i thotë po ligjit për regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë

Parlamenti i thotë po ligjit për regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë

Parlamenti shqiptar ka miratuar me 72 votat e mazhorancës ligjin për regjistrimin e adresave të emigrantëve shqiptarë. Miratimi i ligjit “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” u shoqërua me një debat mjaftë të ashpër mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit këmbënguli se ligji është në konflikt më ligjet e tjera që rregullojnë proceset zgjedhore. Deputetët e saj këmbëngulën se ligji i heq të drejtën e votës të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Por ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se ligji është një hap i rëndësishëm drejt  projektit për t’u mundësuar votimin emigratëve nga vendet ku ata jetojnë. Sipas të dhënave zyrtare në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri numërohen mbi 4.4 milionë banorë të regjistruar. Mendohet që rreth 30 pverqind e tyre jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve shtetërorë.