KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti mbyll sesionin pa miratuar paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi
Ligjet e “Drejtesisë” votohen në 22 Shtator

Parlamenti mbyll sesionin pa miratuar paketën e ligjeve të Reformës në Drejtësi

Parlamenti shqiptar pritet të mbajë të hënën seancën e fundit, përpara se deputetët të nisin pushimet verore. Sipas zyrës së shtypit të parlamentit në rendin e ditës  nuk është futur paketa prej 7 ligjesh e Reformës në Drejtësi, e votuar në unanimitet, duke e shtyrë për në muajin shtator. Seanca pritet të të drejtohet nga zëvëndëskryetarët, pasi kryeparlamentari Ilir Meta është nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në konventën e Demokratëve, në Filadelfia. Ai gjithashtu pritet të zhvillojë edhe takime të ndryshme.