KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti miraton amnistinë, përfitojnë 720 persona
Parlamenti miraton amnistinë, përfitojnë 720 persona

Parlamenti miraton amnistinë, përfitojnë 720 persona

Parlamenti shqiptar ka miratuar me 110 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, projektligjin “Për amnistinë”. Nga ky ligj përfitojnë rreth 720 të burgosur, por edhe të dënuarit me gjobë nga gjykatat shqiptare për vepra të ndryshme penale. Më së shumti përfitojnë personat nën moshën 18 vjec, gratë mbi moshën 50 vjec, si dhe burrat mbi moshëm 60 vjec, me disa përjashtime që parashikohen në nenin 5 të ligjit. Amnistia pritet të hyjë në fuqi menjëherë dhe të gjithë përfituesit do të kalojnë festat e funditvitit në shtëpitë e tyre.
Amnistia e këtij viti sjell edhe një ulje të numrit të të burgosurve ne burgjet e mbipopulluara. Sipas të dhënave rreth 6000 persona vuajnë dënime në isntitucione qe kane kapacitet rreth 4500 persona.