KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Parlamenti miraton buxhetin faktik të vitit 2014
Parlamenti miraton buxhetin faktik 2014

Parlamenti miraton buxhetin faktik të vitit 2014

Në parlamentin shqiptar maxhoranca socialiste miratoi në orët e para të së premtes buxhetin faktik të shtetit 2014, ndërsa opozita e djathtë nuk mori pjesë. Miratimit i parapriu një debat i gjatë. Deputetët e maxhorancës këmbëngulën se gjatë vitit 2014 ekonomia shqiptare shfaqi shenja përmirësimi, ku rritja ekonomike ishte në masën 2.1  për qind, ndërsa deputetët e opozitës thanë se gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar. Sipas kryeministrit Edi Rama buxheti i vitit 2014 rivendosi themelet e një ekonomie të shëndoshë financiarisht.  Të ardhurat në vitin 2014 u rritën me 395 milionë dollarë, tha zoti Rama. Kryeministri bëri të ditur se gjatë vitit 2014, u shlyen 340 milion dollare borxhe të trashëguara nga qeverisja e demokratëve. Këta të fundit në diskutimet në parlament sollën shifra, që sipas tyre tregojnë se shqiptarët po varfërohen.