KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti miraton ligjin e SPAK-ut, por opozita largohet për ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi
Parlamenti miraton ligjin e SPAK-ut, por opozita largohet për ligjet e tjera

Parlamenti miraton ligjin e SPAK-ut, por opozita largohet për ligjet e tjera të Reformës në Drejtësi

Parlamenti shqiptar ka miratuar me 122 vota pro ligjin për strukturën e posaçme antikorrupsion, i njohur si ligji i SPAK-ut. Ashtu sikurse kishin paralajmëruar deputetet e opozitës u larguan më pas nga salla. Largimi tyre ka sjellë shtyrjen e projektligjit “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”, i cili kërkonte një votim të cilësuar. Më pas maxhoranca ka miratuar me votat e saj projektligjin për “Statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” si dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”. Të gjithë ligjet kanë marrë 86 vota pro dhe 1 votë abstenim. Abstenimi ka ardhur nga kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj kreut të qeverisë.
Seanca e sotme parlamentare u shoqërua nga një përplasje e ashpër mes kryeministrit Rama dhe ish kryeministrit Berisha. Zoti Rama akuzoi PD dhe opozitën se i ka shpallur luftë Reformës në Drejtësi, ndërsa zoti Berisha tha se tashmë është e qartë se vettingu i Ramës ka dështuar.