KRYEFAQJA » LAJME » Parlamenti miraton projekligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
projekligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Parlamenti miraton projekligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e së enjtes projekligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ky projekligj i shumëdebatuar mori 63 vota pro, 27 kundër, ndërsa katër deputetë abstenuan. Deputetët votuan edhe amendamentin e paraqitur nga LSI, nëpërmjet të cilit synohet rikthimi në punë i industrisë ricikluese, sigurimi i transparencës së procesit për shoqërinë civile. Me 74 vota pro, 24 kundër dhe asnjë abstenim u votua dhe dekreti i presidentit për “Për masat shtesë të sigurisë publike”. Në seancën e së enjtes u miratua dhe Projektvendimi “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, si dhe kalendari 3 javor i punimeve të Kuvendit.